Shtëpia ku ka lindur lideri i nazistëve Adolf Hitler do të kthehet në një stacion policie.
“Përdorimi në të ardhmen nga policia duhet të dërgojë një mesazh të pagabueshëm që ndërtesa nuk do të rikthejë edhe njëherë kujtimet e Nacional Socializimit.”, tha në një deklaratë për shtyp ministri i Brendshëm, Wolfgang Peschorn.
Hitleri lindi në Braunau am Inn në 20 prill të vitit 1889. Ai kaloi javët e para të jetës së tij në një ndërtesë të shekullit të 17, e cila ka qenë objekt mosmarrëveshjesh për shumë kohë.
Pronarja e saj, Gerlinde Pommer ka refuzuar vazhdimisht të gjitha ofertat e shtetit për ta blerë ose për të bërë rinovime në të por sidoqoftë qeveria e mori shtëpinë në kontroll në vitin 2016 përmes një urdhri për blerje të detyrueshme për një çmim 810 mijë euro.
Prej asaj kohe ka pasur vazhdimisht debate për fatin e ndërtesës, pasi disa mendojnë se ajo duhet të shkatërrohet ose digjet, ndërsa të tjerë kërkojnë që të përdoret për bamirësi.
Braunau ndodhet ne Austri dhe jo Gjermani.
Përgjigju