Negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve kanë qenë më të përshpejtuara se javët e mëparshme, theksoi Poul Thomsen, ekonomist i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ngarkuar me Evropën, në një intervistë të publikuar sot.
"Që prej disa ditësh, ka pasur pak më shumë zhvillime në negociatat mes qeverisë greke dhe tre institucioneve, FMN-së, Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane", theksoi Thomsen në një intervistë për të përditshmen gjermane, "Handelsblatt".
"Ky është një zhvillim i mirë dhe jep një arsye për të pasur shpresa", shtoi ai.
Por, megjithatë, ne jemi ende shumë larg qëllimit. Negociatat duhet jenë më të përshpejtuara, nëse një marrëveshje duhet të arrihet në kohën e duhur", theksoi ai./
/atsh/