Katër persona kanë sulmuar me sëpatë pasagjerët në një stacion treni në qytetin e Dusseldorf. 

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte, ndërsa raportohet për katër të plagosur. 

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë gjermane që ka bërë të mundur neutralizimin e autorëve. 

Ndërkohë autoritetet gjermane kanë arritur të arrestojnë një 36-vjeçar nga ish-Jugosllavia, i cili sipas deklaratës së policisë vuan nga probleme psikologjike.
 
36-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, është plagosur kur ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, pasi është është hedhur nga një urë në përpjekje për t'i shpëtuar policisë.
 
Një numër i madh i policësh është vendosur në vendngjarje dhe po kontrollojë zonën për të dyshuar të tjerë.

Policia nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth të dyshuarit apo motivet e tij të mundshme.


[gallery]21385[/gallery]