Gjermani, gabimi që çoi në kampin
e refugjatëve për 2 javë turistin kinez

Gjermani, gabimi që çoi në kampin<br />e refugjatëve për 2 javë turistin kinez
Një turist kinez i cili humbi portofolin e tij, u shndërrua në refugjat në Gjermani për dy javë. 31-vjeçari nga Kina nuk fliste gjermanisht dhe as anglisht dhe e vetmja gjë që kuptohej ishte se ai kishte nevojë për ndihmë, pas mbërritjes në aeroportin e Shtutgartit në 4 korrik.
 
Turisti kinez, i cili ishte i veshur thjeshtë dhe kishte ardhur në europë për të udhëtuar në këmbë nga Gjermania për në Itali, u dërgua në një qendër pritje në qytetin afër Shtutgartit, në Heidelberg. 
 
Mirëpo e çuditshmja ende s'ka ndodhur. Kinezi i identifikuar me inicialet Z.L, në vend që në stacionin e policisë lokale të nënshkruante një formular për vjedhjen e portofolit, pa dashur në formular ka mbushur një formularë që përdoret për kërkesat për azil. 
 
Gabimi shkaktoi një zinxhir ngjarjesh dhe turisti i pafat u zhyt në burokraci.
 
Autoritetet morën pasaportën e tij dhe i dhanë dokumentet e refugjatit. Ai është transportuar rreth 200 milje në Düsseldorf, në perëndim të vendit, dhe pastaj më tej 50 milje në veri, në Dülmen.
 
Ai iu nënshtrua kontrollit mjekësor, iu morën shenjat e gishtave, ndërsa zyrtarët e kampit i dhanë atij para xhepi.
 
Mirëpo do të ishte një punonjës gjerman i Kryqit të Kuq,  Christoph Schlütermann, ai i cili do të dyshonte se bëhej fjalë për një gabim.
 
Ai shkoi në një restorant lokal kinez për ndihmë, i cili e këshilloi atë që të përdorte një aplikacion telefonik me përkthim, për të komunikuar me turistët.
 
"Fola në gjermanisht dhe telefoni e përktheu atë në Mandarin. Por, kur unë mora përgjigjen e tij, mora një përgjigje që më bëri kurioz. "Unë dua të shkoj në këmbë në Itali"- ishte përgjigja e tij", tha Schlütermann për një gazetë lokale.
 
"Ai kaloi 12 ditë i bllokuar në xhunglën tonë burokratike, sepse ne nuk mund të komunikonim me të", tha ai. "Gjermania është për fat të keq një vend tejet burokratik. Sidomos gjatë krizës së refugjatëve unë kam parë se sa burokraci të theksuar kemi", tha më tej ai.
 
Pas 12 ditë qëndrimi në kampin e refugjatëve, turisti kinez më në fund fund ishte në gjendje për tu larguar jashtë vendit, për në Francë dhe Itali.
 
Turisti, i cili nuk ka paraqitur një ankesë formale, mësohet të jetë shprehur se: "Kjo nuk është Europa që unë kisha imagjinuar"...

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

3 drejtues të PS për Tiranën, Lavdrim Krashi shpjegon: Do shkohet në 38 mandate! PD nuk merr parasysh votën e diasporës

3 drejtues të PS për Tiranën, Lavdrim Krashi shpjegon: Do shkohet në 38 mandate! PD nuk merr parasysh votën e diasporës