Gjermani, Gabriel: Marrëdhëniet me
Turqinë janë përballë një testi të fortë

Gjermani, Gabriel: Marrëdhëniet me<br />Turqinë janë përballë një testi të fortë
GJERMANI-Ministri i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel ka paralajmëruar gjatë ditë së djeshme një përshkallëzim të marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Turqisë.
 
“Ne nuk duhet të lejojmë që themelet e miqësisë mes dy vendeve tona të thyhen”, shkruan në një artikull të publikuar në gazetën "Bild", Gabriel,  i cili ka shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve tashmë janë përballë një testi të fortë.
 
“Nëse dikush kërkon të flasë në vendin tonë, ata nuk duhet të na thonë neve çfarë duam të dëgjojmë, por duhet të respektojnë rregullat tona, rregullat e ligjit ashtu si rregullat e mirësjelljes”, shkruan ministri gjerman.
Sigmar Gabriel, do të takohet të mërkurën me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu në Gjermani, ku përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve pritet të jetë tema kryesore e këtij takimi.
 
Tensionet mes Gjermanisë dhe Turqisë janë rritur gjatë javëve të fundit,  pasi autoritetet gjermane kanë ndaluar disa marshime pro presidentit turk në disa qytete.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike