Gjermani, gjenden 7 foshnja
pa jetë, dyshohet nëna si vrasëse

Gjermani, gjenden 7 foshnja<br />pa jetë, dyshohet nëna si vrasëse
Gjermani- 7 foshnja pa jetë janë gjetur në shtëpinë e një cifti në Gjermani. BBC bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Gjermaninë Jugore në qytetin Wallenfels. Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të një gruaje që besohet se është nëna e foshnjave.

Policia gjermane tha të premten se kishin gjetur shtatë trupa që dyshohen se janë bebe. Trupat janë gjetur në një apartament. Alarmi ka ardhur nga një grua në shtetin jugor të Bavarisë.   
Policët gjetën disa trupa të foshnjave. Policia dhe prokuroria ... besojnë  se ndoshta ka  shtatë të vdekur sqarohet në deklaratën  e policisë.

Policia ka shtuar se ata  ende nuk kanë marrë në pyetje banorin e mëparshëm të apartamentit në qytetin e Wallenfels, një grua 45-vjeçare.
Hetuesit mjeko-ligjorë janë duke shqyrtuar kufomat, duke shtuar se procesi mund të marrë disa kohë për shkak të gjendjes së keqe të  disa prej trupave.

"Nuk mund të pritet asnjë rezultat deri para fillimit të javës së ardhshme”.- sqarojnë autoritetet.
 Vitet e fundit, Gjermania ka patur disa raste të vrasjes së fëmijëve.

Dyshime mbi nënën

Dyshohet se autori i këtij krimi makabër të jetë 45 vjecarja , nënë e fëmijëve. Madje është ajo që ka fshehur trupat. Guaja është ende në kërkim. Vijojnë hetimet rreth autopsisë për të kuptuar prej sa kohësh fëmijët kanë humbur jetën, shkaku dhe seksi i tyre.

Bild bën me dije  se gruaja ka jetuar për 18 vite me bashkëshortin pikërisht në atë shtëpi. Me të kishte 3 fëmijë,12 dhe 13 vjec. Nga një raport tjetër kishte edhe 4 fëmijë. Gazeta citon  një të afërm të gruas i cili konfirmon disa shtatëzani të fshehura. “Një herë tha se kishte abortuar 4 herë”. Ndërsa dëshmitarë të tjerë e përshkruajnë nënën si njëngrua të sjellshme që kujdeset për fëmijët e saj.

Majin e kaluar, një grua u dënua me tre vjet e tetë muaj burg për vrasjen e dy fëmijëve të saj që i kish  fshehur ato në një frigorifer.
Në tetor të vitit 2013, në Bavari,  u gjetën trupat e dy foshnjave të vdekur në vitin  1980. Ndërsa rasti më i tmerrshëm është është ai i një gruaje 42 vjec e cila u dënua për vrasjen e 8 foshnjave të sapolindura. 

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime