GJERMANI- Përfshirja e të gjithë aktorëve për reformat kryesore për vendin siç janë ajo në drejtësi dhe ajo administrative-territoriale, ka qenë tema në fokus të bisedimeve që ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha ka zhvilluar në Gjermani. Në vijim të vizitës së saj zyrtare, ministrja Gjosha zhvilloi dje një takim me Dr.Franz Neueder, zëvendës i Meyer-Landrut, Kryekëshilltar për Çështjet Europiane në kabinetin e kancelares Merkel.
Duke u ndalur tek masat e ndërmarra për adresimin e 5 prioriteteve kyçe që i janë vendosur Shqipërisë nga BE dër ië hapjen e negociatave, Gjosha tha se po punohet në këtë drejtim.
“Për ne është shumë e rëndësishme përfshirja e të gjithë aktorëve dhe e kemi shprehur hapur vullnetin dhe ftesën tonë për t’i pasur partnerë në do hap që hedhim për përmirësimin e jetës të qytetarëve tanë dhe procesit të integrimit të vendit në tërësi“, u shpreh Ministrja Gjosha, gjatë takimit.
Ndërsa, Neuder theksoi rëndësinë e zbatimit planit të masave nga qeveria shqiptare, në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ai u shpreh se reformat janë treguesi më i mirë që Shqipëria mund t’i ofrojë vendeve anëtare.
Ministrja ka zhvilluar gjithashtu edhe një takim pune me zyrtarë dhe parlamentarë gjermanë me praninë e Dr. Ernst Reichel, Drejtor për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA, Hans-Ulrich Südbeck, Drejtor i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, Christoph Retzlaff, Drejtor i Divizionit E 06 (Zgjerimi i BE; Marrëdhëniet BE-Ballkan), Deputeti Manuel Sarrazin (Të Gjelbërtit), Deputeti Dietmar Nietan (SPD).
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com