Gjermani, gjykatat do dënojnë me burg politikanët që përdorin automjete që ndotin ambjentin

 Gjermani, gjykatat do dënojnë me burg politikanët që përdorin automjete që ndotin ambjentin

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian fillon sot, e martë 3 shtator, për të shqyrtuar mundësinë që gjykatat gjermane të vendosin dënime me burg për politikanët që përdorin automjete që ndotin ambjentin.

Rasti buron nga një mosmarrëveshje e gjatë midis aktivistëve të mjedisit dhe qeverisë bavareze.

Grupi i gjelbër Deutsche Umwelthilfe (DUH) është duke u përpjekur të detyrojë qeverinë e Länder, të marrë masa gjithnjë e më të rrepta kundër ndotjes së ajrit në kryeqytetin Monako, ku nivelet e dioksidit të azotit tejkalojnë kufijtë e BE-së.

Në vitin 2014, një gjykatë në Mynih i delegoi qeverisë së shtetit një plan veprimi për të ndaluar përdorimin e makinave me naftë në qytet. Ambientalistët thonë se qeveria bavareze po e injoron qëllimisht këtë vendim.

"Ne kërkojmë që të respektohen kufijtë e ndotjes së ajrit," tha Juergen Resch, president i DUH.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Lartë Administrative e Bavarisë ia referoi çështjen Gjykatës Evropiane të Drejtësisë sepse "personalitete politike të nivelit të lartë" kishin "sqaruar, si publikisht ashtu edhe para gjykatës, se ata nuk do të merrnin përgjegjësitë e tyre".

Aktivistët kanë theksuar se gjoba prej 4 mijë eurosh nuk ishte e mjaftueshme për të ndryshuar mendimin e administratorëve vendorë dhe i kërkuan Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të japë këshilla për ligjshmërinë e dënimit me burg.

Vendimi i Gjykatës Evropiane, megjithëse nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm, mund të ketë pasoja të rënda për palën bavareze, aleate me CDU të Kancelarit Angela Merkel.

Ugo Taddei, avokat i OJQ-së ClientEarth, tha se dëgjimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë është i rëndësishëm sepse "do të jepte një interpretim të qartë, një tregues të qartë për gjykatat gjermane për atë që ato që duhet të bëjnë”.

Sidoqoftë, edhe nëse Gjykata Evropiane e Drejtësisë përcakton që parlamentarët mund të dënohen me burg, do t'u takojë gjykatave bavareze të vendosin se çfarë të bëjnë. Për autoritetet qeveritare, ndalimi i automjeteve me naftë mbetet një mundësi jo e zbatueshme.

"Cilësia e ajrit në Bavari është duke u përmirësuar, kështu që masat e marra deri më tani po funksionojnë", tha ministria lokale, duke treguar investimet në përmirësimin e programeve kompjuterike dhe infrastrukturën për qarkullimin e biçikletave dhe transportin publik.

Qeveria Merkel, gjithnjë e parë me xham zmadhues për shkak të lidhjeve të ngushta me industrinë e makinave, kishte bërë presion kundër ndalimit të qarkullimit të makinave me naftë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' 

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love'