Ngjarja e rëndë e të dielës së kaluar ku një 23-vjeçar kosovar goditi me sëpatë për vdekje një 27-vjeçare nga Ukriana ka  tronditur të gjithë  fqinjët dhe banorët e  lagjes Friedrichsfelde në Berlin. 

Autori u ekzekutua nga policia sapo mbërriti në vendngjarje ndërsa fqinjët ende e kujtojnë ngjarjen e tmerrshme.

Media gjerman "T-Online", ka marrë rrëfimet e disa prej banorëve të lagjes të cilët dhanë detaje të tjera rreth ngjarjes.

Dera e banesës së Ümit Celik, njëri prej fqinjëve që jetonte atje që prej vitit 2012 u thye, edhe pse dera e tij  u rivendos, ai ende është në shok.

Celik thotë se nuk mund t’u besonte syve kur u kthye nga turni i tij si barmen rreth orës 10 të mëngjesit të së dielës dhe eci nëpër korridorin e gjatë në katin e 9-të të ndërtesës parafabrikate në Löëenberger Strasse 2/4. Ai thoshte se kishte gjak kudo.

 “Mendova se këtu shpërtheu Lufta e Tretë Botërore”, tha ai.

 “Ai i ndoqi ata në korridor me një sëpatë, duke goditur gjithçka që i dilte përpara”, thotë Marta, një stiliste polake e produkteve që jeton tre kate më poshtë. 

Ajo sapo kishte marrë me vete një shoqe kur celulari i saj u dëgjua rreth orës 7:40 të mëngjesit. Një e njohur nga kati i 9-të, e cila ishte zgjuar nga zhurma, ia kishte dërguar një mesazh në WhatsApp.“Këtu një i çmendur po vrapon me sëpatë”.

Autori i dyshuar nuk ka pushuar së godituri verbërisht me sëpatë gruan e shtrirë në tokë, ndërsa  u qëllua më pas nga dy oficer policie sapo mbërritën.

Mediat gjermane shkruajnë se 23-vjeçari ngA Kosova ishte një njeri varur nga droga dhe alkooli.

23-vjeçari shqiptar nga Kosova vrau me sëpatë gruan ukrianse  në lagjen Friedrichsfelde në Berlin më 4 shtaor në n  katin e 9-të t ënjë banese. A u ekzekutua nga policia  gjerman pasi mbërriti në vendngjarje kur autori refuzoi që të dorëzohej.