Gjermani, hija e të djathtës ekstreme zgjatet në rradhët e ushtrisë (VIDEO)

Gjermani, hija e të djathtës ekstreme po tenton të zgjatet edhe në rradhët e ushtrisë.

Lajmi është lançuar nga grupi mediatik “Funke Media”, sipas të cilit nga ana e Bundeswehr, departamenti i mbrojtjes, janë refuzuar shumë kërkesa rekrutimi të elementëve të dyshuar se i përkasin ekstremizmit të djathtë.

Kundërspiunazhi gjerman dhe organizma të tjerë, që mbajnë nën vëzhgim të djathtën ekstreme, furnizojnë herë pas here Bundeswehr me lista emrash të dyshuar.

Nuk është hera e parë që ushtria gjermane ka patur të bëjë me ekstremizmin e krahut të djathtë.

Në vitin 2017, arrestimi i një ushtari që kishte planifikuar një sulm, zbuloi praninë e qelizave të infiltruar në trupën ushtarake, ndërsa vitin e kaluar, një hetim nga “Spiegel”, zbuloi se armë të shumta ishin zhdukur nga arsenali i Bundeswehr dhe ndoshta kishin përfunduar në duart neonazisteve. Shpesh edhe elementë ekstremist musliman dhe të majtë kanë tentuar të futen në rradhët e ushtrisë por janë refuzuar.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive