Presidenti francez, François Hollande dënoi sot shkeljen e papranueshme të armëpushimit në lindje të Ukrainës duke paralajmëruar kundër rrezikut për një përkeqësim tjetër të situatës, pas një takimi të shkurtër me homologun ukrainas Petro Poroshenko në Aix-la-Chapelle (Gjermani).
"Ka shkelje të armëpushimit edhe sot dhe kjo është e papranueshme", deklaroi presidenti francez për shtypin duke shtuar se ekziston rreziku për një konflikt tjetër dhe ne duhet ta parandalojmë.
"Disa grupe kanë interes që ky konflikt të vazhdojë dhe këto grupe i identifikojmë lehtësisht", iu përgjigj ai pa dhënë shumë detaje pyetjes mbi përgjegjësit e këtyre shkeljeve./
/atsh/