Gjermani, Hoxhaj: Kosova dhe Serbia
të anëtarësohen njëkohësisht në BE

Gjermani, Hoxhaj: Kosova dhe Serbia<br />të anëtarësohen njëkohësisht në BE
BERLIN - Kosova dhe Serbia duhet të anëtarësohen në Bashkimin Europian në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Dhe nëse kjo gjë nuk do të ndodhë, atëherë mund të ketë zhvillime të paparashikuara.
 
Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj, në një intervistë të dhënë për Deutsche Welle, i cili ndodhet aktualisht në Gjermani, ku të premten e 7 marsit do të zhvillojë një takim me ministrin e jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier.
 
Gjatë kësaj interviste, ministri i jashtëm kosovar u shpreh se Kosova ka dëshmuar si mund të zgjidhen problemet me fqinjët me dialog dhe marrëveshje. Ai kujtoi edhe marrëveshjen e nënshkruar në muajin prill të vitit 2013-të me Serbinë, duke shtuar se për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis dy shteteve, duhet të bëhen edhe disa hapa.
 
Hoxhaj renditi edhe 5 pika të rëndësishme të hapave që duhet të bëhen: 1- të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të realizohen. 2- të gjitha institucionet paralele serbe duhet të shuhen. 3- serbët duhet të integrohen plotësisht në institucionet e Kosovës. 4-Serbia nuk duhet të pengojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OKB. 5- njohja reciproke, sepse pa këtë njohje nuk mund të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
 
Ai shprehu edhe angazhimin e tij që këta hapa të bëhen në 4-5 vitet e ardhshme.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan