Një grua 72-vjeçare është arrestuar nga Policia gjermane, pasi dyshohet se ka fikur ventilatorin e një pacienteje të dhomës në spital, dy herë sepse ishte shqetësuar nga tingulli që lëshonte.
Gruaja u burgos me dyshimin për tentativë vrasjeje pas incidentit në një spital në qytetin jugperëndimor të Mannheim të martën në mbrëmje, raportojnë mediat e huaja.
Policia dhe prokurorët thanë në një deklaratë se e moshuara dyshohet se kishte fikur ventilatorin e një gruaje 79-vjeçare dhe, pavarësisht se më pas iu tha nga stafi se ishte jetike për pacientin, e fiku përsëri më vonë në mbrëmje.
Pacientja e moshuar tashmë nuk është në rrezik për jetën, por kërkon ende kujdes intensiv, ndërsa 72 vjeçarja është dërguar në qeli.