BERLIN, 9 tetor /ATSH-AFP/ - Katër institutet kryesore të konjukturës gjermane rishikuan në rënie parashikimet e tyre të përbashkëta të rritjes ekonomike për ekonominë e parë evropiane në vitin 2014 dhe 2015 dhe rekomanduan investime publike.
"Ifo, DIW, RWI dhe IWH kishin parashikuar më parë një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PIB) prej 1,3 për qind këtë vit dhe 1,2 për qind vitin e ardhshëm, nga përkatësisht 1,9 për qind dhe dy për qind të parashikimeve të tyre për muajin prill", theksuan ata në një komunikatë.
Ata rekomanduan rritje të shpenzimeve të fuqisë publike në fushat që kanë potencial për të kontribuar në rritjen ekonomike duke nxitur debatin për dobësimin e investimeve publike në një vend të angazhuar për ekulibrin e saj buxhetor.
Klima është "riftohur" për ekonominë gjermane, konstatojnë ekspertët duke përmendur një rënie të dyfishtë të eksporteve, në sfondin e konjukturës të brishtë në zonën euro, trazirave gjeopolitike dhe kërkesës së brendshme nga konsumatorët dhe ndërmarrjet.
Shumë i pritshëm, ky raport inkurajon si zakonisht parashikimet e qeverisë gjermane që do të publikohen të martën e ardhshme. Në muajin prill, Berlini parashikoi një rritje ekonomike prej 1,8 për qind në vitin 2014 dhe dy për qind vitin e ardhshëm, një rritje e lehtë pas dy viteve të vështira (+0,4 për qind në 2012 dhe +0,1 për qind në 2013)./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com