Gjermani, ish kreu i CDU, Friedrich Merz shpall kandidaturën për kreun e CDU-së

Gjermani, ish kreu i CDU, Friedrich Merz shpall kandidaturën për kreun e CDU-së

Ish kreu i CDU, Friedrich Merz në Gjermani

Ish kreu i CDU, Friedrich Merz në Gjermani ka shpallur kandidaturën e tij për presidencën e partisë, pas 18 vjetësh të Angela Merkel, e cila do të largohet në dhjetor.

Ne kemi nevojë për një fillim të ri dhe një ripërtëritje me personalitet me përvojë të udhëheqjes, si më të rinj që jemi.          

Unë jam i gatshëm të marr përgjegjësi dhe të bëj çdo gjë të mundshme për të forcuar partinë tonë CDU në Gjermani. 

                   Friedrich Merz

Friedrich Merz ka deklaruar se Angela Merkel meriton “respekt dhe mirënjohje për punën e saj në 18 vjet në krye të CDU”. Në komunikatë ai gjithashtu përmend “një reflektim të gjatë dhe biseda të panumërta” që e çuan atë në vendimin për të aplikuar.

Lajmi bëhet i ditur vetëm disa orë pasi kancelarja, çuditërisht, i kishte thënë atij që do hiqte dorë për kandidimin si presidente në kongresin e ardhshëm të partisë CDU në Hamburg, 7 dhjetor.

Mirëpo pjesë e kandidaturës në garën për presidencën, do të marrin pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili me Merz ndan një profil të vendosur më konservator të Merkelit dhe sekretari i përgjithshëm, Annegret Kramp Karrenbauer, Dauphin e Bundeskanzlerin.

Ndërsa presidenti i Nordrhein-Westfalen, Armin Laschet, e ka lënë të hapur vendimin për një kandidim të mundshme për kreun e partisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja