GJERMANI - Me 991 vota pro u zgjodh sot në parlamentin federal presidenti i ri i Gjermanisë, Joakim Gauk. Në këtë mënyrë, 72 vjeçari zëvendëson ish presidentin Kristian Vulf, i cili u përfshi nga një skandal disa javë më parë. Gauck arriti të marrë më shumë vota se rivali i tij, Beate Klarsfeld. Joakim Gauk ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut dhe është shquar për rolin e tij në rrëzimin e regjimit komunist në Gjermaninë Lindore. Pozicioni i presidentit në Gjermani, megjithatë, është kryesisht një post ceremonial.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(aq/shqiptarja.com)











