/ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi sot se ishte i bindur për kapacitetin e presidentit, Barack Obama për të negociuar një marrëveshje për çështjen bërthamore iraniane.
"Dje u arrit një kompromis në Uashington përsa i përket rolit të Kongresit. Ne jemi të bindur për kapacitetin e presidentit për të negociuar një marrëveshje për ta bërë botën më të sigurt", deklaroi për shtypin shefi i diplomacisë amerikane pas mbërritjes në Lubeck, në veri të Gjermanisë për një takim me homologët e G7-s.
Në SHBA, debati për rolin e Kongresit amerikan në negociatat ndërkombëtare për çështjen bërthamore iraniane, arriti një etapë të rëndësishme, me miratimin në komision të një ligji që i jep të drejtë parlamentarëve të rishikojnë marrëveshjen potenciale për frenimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Armiqësia ndaj Teheranit ekziston akoma në Kongres veçanërisht tek republikanët të cilët dënuan lehtësirat e krijuara nga Barack Obama për iranianët në kuadrin e marrëveshjes së arritur më 2 prill në Zvicër mes Teheranit dhe grupit të vendeve 5 + 1 ( Kinë, SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi dhe Gjermani).
/Shqiptarja.com