GJERMANI - Kompania ajrore “Lufthansa” ka anuluar më shumë se 500 fluturime të enjten pasi stafi prej 33.000 punonjësish nuk janë dakord mbi ndryshimet e reja të pagave dhe rritjes së orarit të punës.

Ata kanë zhvilluar një grevë, e cila ka zgjatur për rreth pesë orë duke shkaktuar humbjen e miliona eurove për një nga kompanitë e para evropiane si dhe pakënaqësi tek udhëtarët gjermanë dhe të huaj.

Linjat ajrore të mëdha evropiane si “Lufthansa” dhe “Air France” për shkak të çmimit të lartë të karburantit dhe konkurencës së ashpër nga kompanitë ajrore të Lindjes së Mesme dhe kompanive ajrore me kosto të ulët, kanë kërkuar të ndërmarrin masa shtrënguese të cilat kanë zemëruar punonjësit e tyre.

Punonjësit kërkojnë garanci pune pasi “Lufthansa” ka në plan të paguajë me rroga më të ulëta.

“Lufthansa” kryen rreth 800 fluturime kombëtare dhe ndërkombëtarë në ditë.

Redaksia Online
(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)