Kryeministri i landit të Thüringenit Bodo Ramelow është bërë kumbari i katërnjakëve shqiptarë të cilët lindën në Gjermani, pasi prindërit e tyre shkuan në Jena si refugjatë 6 muaj më parë.
Ka qenë vetë kryeministri që në llogarinë e tij në Twitter ka bërë publik lajmin, duke u shprehur se ndjehet shumë i emocionuar.
Pagëzimi i fëmijëve shqiptarë është bërë në kishën ungjillore të qytetit Winzerla.
 
Sipas mediave gjermane ceremonia e pagëzimit të katërnjakëve u zhvillua pjesërisht edhe në gjuhën shqipe, ku tre vajzat Olivia, Xhesika e Amelia dhe vëllai i tyre Frederiku janë pagëzuar, duke qenë se kishin lindur në mes të tetorit të vitit të kaluar.
 
Më të emocionuar kanë qenë prindërit e katërnjakëve, ku nëna Oltiana Koci  dhe bashkëshorti Vebi Keta kanë shprehur edhe falënderimet për mbështetjen që i’u është dhënë në momentin e lindjes së katërnjakëve të tyre.

katernjaket shqiptare

katernjaket shqiptare

katernjaket shqiptare

katernjaket shqiptare


 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)