Gjermani, kthimi i azilkërkuesve
përshpejtohet deportimi i tyre 

Gjermani, kthimi i azilkërkuesve<br />përshpejtohet deportimi i tyre 
Qeveria gjermane do të marrë një sërë masash të cilat parashikojnë lehtësimin e procedurave të deportimit të azilkërkuesve.
 
Propozimet po ashtu lehtësojnë punën e forcave të sigurisë për të gjetur emigrantët çka i lejon autoritetet të monitorojnë përmes telefonave të gjitha të dhënat.
 
Këto masa po ashtu lejojnë autoritetet të identifikojnë origjinën e azilkërkuesve.
 
Kordinatori i refugjatëve Peter Altmaier u shpreh se ai pret që gjatë vitit 2017 të deportojë një numër rekord të personave.
 
Gjermania ka nisur së fundi deportimin e më shumë afganëve, një lëvizje e kritikuar ashpër nga disa që nuk e konsiderojnë Afganistanin një vend të sigurtë.
 
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere tha se masat e fundit nënkuptojnë se deportimi i azilkërkuesve me kërkesa të pamiratuara do të përshpejtohet, e në këtë mënyrë më shumë njerëz do të rikthehen në vendet e tyre të origjinës.

Redaksia Online
XH.K.E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar