Gjermani, ku po shkojnë emigrantët
e larguar nga kampet e refugjatëve?

Gjermani, ku po shkojnë emigrantët<br />e larguar nga kampet e refugjatëve?
Në Gjermani kohët e fundit është vënë re një fenomen i çuditshëm. Shumë refugjatë zhduken pa asnjë gjurmë, ndërsa fillimisht ata vendosen në kampe të improvizuara. Sipas mediave gjermane kjo nuk është hera e parë që emigrantët largohen nga kampet.
 
Në Saksoni të Poshtme numri i emigrantëve që janë larguar është rritur. 700 nga 4000 emigrantë të cilët ishin vendosur në një kamp të ndërtuar në mënyrë emergjente, janë larguar.
 
Shumë prej tyre nuk janë regjistruar fare, që është edhe hapi i parë i domosdoshëm për nisjen e procesit të azilit. Autoritetet gjermane nuk e dinë fare se ku janë dhe në çfarë drejtimi kanë shkuar.
 
“Kjo nuk është e ndaluar. Refugjatët kanë parimisht të drejtën që të lëvizin të lirë dhe të largohen nga vendstrehimet", ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. Por ekspertë të emigraciont kanë thënë se zhdukja nga vendstrehimet është një dëshmi se shteti e ka humbur kontrollin.
 
Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière, është ankuar muajin e kaluar se disa refugjatë besojnë se mund të shkojnë nga të duan.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin