Gjermani: Masakër për një
qira të papaguar, 4 të vdeku

Gjermani: Masakër për një <br />qira të papaguar, 4 të vdeku
KARLSRUHE - Një person i armatosur mori peng disa njerëz, duke përfshirë përmbaruesin gjyqësor gjatë një aksioni përmbarimor për nxjerrjen e tij nga shtëpia në qytetin Karlsruhe në jugperëndim të Gjermanisë. Sipas të dhënave të para, 4 persona kanë mbetur në vdekur në këtë incident të rëndë.

Të shtënat janë dëgjuar në vendin e ngjarjes ku një burrë i armatosur rrethoi një grup njerëzish brenda në shtëpinë e tij. Mediat gjermane raportojnë se personi i armatosur kishte një granatë dore.

Mendohet se mes të vrarëve është edhe vetë pengmarrësi. Ai mendohet se kreu këtë akt pasi përmbarimi shkoi në shtëpi për ta nxjerrë jashtë. Më parë pronari i shtëpisë e kishte denocuar për mospagesë të qirasë së shtëpisë. Pasi kishte fituar gjyqin ishte kërkuar ndërhyrja e përmbarimit.

Mendohet se viktima të kësaj ngjarje të rëndë janë pronari i shtëpisë, përmbaruesei dhe një punëtor që ishte marrë për hapjen e bravës së derës. Janë evakuar banorët e pallatit, një shkollë dhe një kopshti aty pranë. Forcat speciale hynë në banesë dhe gjetën katër trupa të vdekur. Policia beson se personi që kreu masakrën ishte gjahtar dhe zotëronte shumë armë në banesë.

(r.d./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane