Gjermani, Merkel merret në pyetje
mbi skandalin Volkswagen

Gjermani, Merkel merret në pyetje<br />mbi skandalin Volkswagen
Gjermani-Kancelarja Angela Merkel është marrë në pyetje nga një komisioni hetimor parlamentar, në lidhje me skandalin e vitit 2015 të Volswagen.
 
Merkel është shfaqur si dëshmitare përpara komisionit, në të cilin është pyetur se çfarë dinte qeveria e drejtuar nga ajo mbi këtë skandal dhe se kur është informuar për herë të parë për të.
 
Gjigandi i prodhimit të makinave, Volkswagen, i cili zotëron 12 marka makinash, në viti 2015-të kishte trukuar 11 milionë automjete në të gjithë botën, për tu shfaqur me një nivel më të ulët të ndotjes nga ai që kishin në realitet.
 
Skandali u bë publik fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është cilësuar si një nga aferat më të mëdha të periudhës së pasluftës në Gjermani.
 
Nga ana tjetër kompania ka patur një kosto të madhe financiare si dhe dëmtim të madh të imazhit të saj në të gjithë botën.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike