Gjermani, Merkel thirrje Ankarasë
për të ruajtur gjakftohtësinë

Gjermani, Merkel thirrje Ankarasë<br />për të ruajtur gjakftohtësinë
GJERMANI-Kancelarja Angela Merkel i ka bërë thirrje Ankarasë për të ruajtur gjakftohtësinë në krizën diplomatike gjermano-turke.
 
Reagimi i Merkel ka ardhur pas deklarateve të presidentit Erdogan , i cili e akuzoi Gjermaninë se po përdorte praktika naziste.
 
“Në adresë të partnerit tonë turk, tregohuni kritik atje ku është e nevojshme por mos lini në harresë rëndësinë e partneritetit tonë, të marrëdhënieve tona të ngushta. Dhe ruani gjakftohtësinë”, ka deklaruar zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert.
 
Gjithashtu Seibert i ka quajtur absurde dhe të pavenda  krahasimet që presidenti turk, Erdogan, ka bërë ditën e diel.
 
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi Gjermaninë se po përdor praktika naziste, pas ndalimit  të disa tubimeve gjatë javës së kaluar nga ana e autoriteteve lokale në disa qytete gjermane.
 
Tubimet elektorale që janë ndaluar nga ana e autoriteteve gjermane, i shërbenin votimit "po" për referendumin i cili do të zhvillohet në Turqi në muajin prill, ku turqit do të votojnë për një kalim nga republikë parlamentare në atë presidencile.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike