Ministri i Shëndetësisë në Gjermani: Vaksinimi i detyrueshëm i jep fund pandemisë

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani: Vaksinimi i detyrueshëm i jep fund pandemisë

Mininistri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach

GJERMANI – Mininistri i Shëndetësisë shprehet se vaksinimi i detyrueshëm është rruga më e sigurt dhe më e shpejtë për t’i dhënë fund pandemisë. Karl Lauterbach, mjek i kualifikuar, ka thënë se me pjesën më të madhe të popullsisë të vaksinuar mund të presim që të shmangen rastet serioze të infektimit me COVID.

Ndër të tjera ai deklaroi se qeveria ka vendosur një cak prej 80 për qind të popullsisë së vaksinuar me dy doza të vaksinës deri në fund të muajit.

“Detyrimi për vaksinim do të mund të ndihmonte në mbrojtje të njerëzve kundër varianteve më të rrezikshme që mund të identifikohen,” - ka thënë Lauterbach.

Të mërkurën, kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka thënë Parlamentit se ai mbështet vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç. Megjithatë, disa prej partnerëve të koalicionit, sidomos Demokratët e Lirë, ende nuk janë bindur.

Numri i personave të vaksinuar me dy doza ka shkuar në 72.3 për qind, sipas të dhënave të Institutit, Robert Koch. Ky Institut ka raportuar për 81,417 raste të infektimit me koronavirus brenda 24 orëve, apo 17,000 më shumë sesa një javë më parë. Shkalla e hospitalizimeve mbetet e qëndrueshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Miliona euro për studimet për pyjet, asnjë rezultat

PD: Miliona euro për studimet për pyjet, asnjë rezultat