Ministri i Shëndetësisë në Gjermani: Vaksinimi i detyrueshëm i jep fund pandemisë
Mininistri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach
GJERMANI – Mininistri i Shëndetësisë shprehet se vaksinimi i detyrueshëm është rruga më e sigurt dhe më e shpejtë për t’i dhënë fund pandemisë. Karl Lauterbach, mjek i kualifikuar, ka thënë se me pjesën më të madhe të popullsisë të vaksinuar mund të presim që të shmangen rastet serioze të infektimit me COVID.
Ndër të tjera ai deklaroi se qeveria ka vendosur një cak prej 80 për qind të popullsisë së vaksinuar me dy doza të vaksinës deri në fund të muajit.
“Detyrimi për vaksinim do të mund të ndihmonte në mbrojtje të njerëzve kundër varianteve më të rrezikshme që mund të identifikohen,” - ka thënë Lauterbach.
Të mërkurën, kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka thënë Parlamentit se ai mbështet vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç. Megjithatë, disa prej partnerëve të koalicionit, sidomos Demokratët e Lirë, ende nuk janë bindur.
Numri i personave të vaksinuar me dy doza ka shkuar në 72.3 për qind, sipas të dhënave të Institutit, Robert Koch. Ky Institut ka raportuar për 81,417 raste të infektimit me koronavirus brenda 24 orëve, apo 17,000 më shumë sesa një javë më parë. Shkalla e hospitalizimeve mbetet e qëndrueshme.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7512
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DW: Arrestimi i Netanjahut në Gjermani vështirë të përfytyrohet
23 Nëntor, 12:43
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Dokumenti sekret/ Gjermania përgatitet për luftë botërore, gazeta gjermane zbulon planet e Berlinit
21 Nëntor, 17:47
-
Ekstradohet një 62-vjeçar nga Gjermania, akuzohet se kanosi një shtetase për t'i marrë 5000 euro, i ngacmoi seksualisht mbesën
21 Nëntor, 15:29
-
Finlanda i bashkohet Suedisë, çel hetimet për kabllot prera të transmetimit të të dhënave në Detin Baltik
21 Nëntor, 08:41
-
'The New York Post': Evropa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore, dokumentet sekrete gjermane zbulojnë planet
21 Nëntor, 08:26
-
Gjermania furnizon për herë të parë Ukrainën, i jep 4000 dronë me inteligjencë artificiale
20 Nëntor, 11:45
-
Presion ndaj Scholzit që të mos garojë për një tjetër mandat si kancelar i Gjermanisë
19 Nëntor, 20:09
-
Dëmtohet kablloja nënujore mbi 1 mijë kilometra e gjatë që lidh Gjermaninë me Finlandën, Berlini: Sabotim
19 Nëntor, 16:05
-
Gjermani/ Të Gjelbrit zgjedhin Robert Habeck si kandidat për kancelar në zgjedhjet e parakohshme
17 Nëntor, 18:07
-
Pas kritikave të shumta, Scholz mbron vendimin për telefonatën e tij me Putinin
17 Nëntor, 16:39