Gjermani, miratohet shtimi
i masave të mbykëqyrjes publike

Gjermani, miratohet shtimi<br />i masave të mbykëqyrjes publike
GJERMANI-Dhoma e Ulët e parlamentit në Gjermani ka miratuar një paketë të re masash për të rritur sigurinë publike në vend.
 
Tashmë prania e kamerave të sigurisë në vendet publike do të rritet ndjeshëm, por sërish do të ketë kufizime për përdorimin e tyre nga objekte të ndryshme siç janë qendrat tregtare të cilave do tu nevojitet një leje për instalimin e kamerave.
 
Shtimi i rasteve të sulmeve seksuale në qytetin e Këlnit dhe shtimi i sulmeve ndaj civilëve në Gjermani, kanë bërë që ministri i Brendshëm, Thomas de Maizier të nxjerri para parlamentit masa të reja për të rritur sigurinë.
 
Gjithashtu kjo paketë e re masash ka bërë të mundur që policia federale e Gjermanisë të ketë në përdorimin e saj një sistem për skanimin e targave të automjeteve.
 
Sulmet në Gjermani ndaj civilëve kanë qenë të shumta gjatë këtyre dy viteve të fundit ku ai më i rëndi ishte sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.
 
Ndërkohë mbrëmjen e të enjtes një tjetër sulm ndodhi në një aeroport, ku një 36-vjeçar i armatosur me një sopatë plagosi katër persona.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit