Gjermani, mjekët apel: Rrezik për valën e tretë të COVID-19, të rikthehemi në karantinë

 Gjermani, mjekët apel: Rrezik për valën e tretë të COVID-19, të rikthehemi në karantinë

Foto ilustruese

GJERMANI- Mjekët e kujdesit intensiv në Gjermani, i kanë bërë thirrje vendin se duhet të kthehen sërish në karantinë për të shmangur valën e tretë të COVID-19.

Kreu i përgjithshëm i përkujdesit intensiv Christian Karagiannidis tha se me të dhënat aktuale dhe rritjen e infektimeve me variantin britanik të COVID-19 vendi duhet të futet në karantinë për të shmangun rritjen e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.

“Nga të dhënat që kemi aktualisht dhe me përhapjen e mutacionit britanik, ne po argumentojmë se duhet të kthehemi menjëherë në karantinë për të shmangur një valë të tretë të koronavirusit. Ne nuk do të fitojmë shumë nga qëndrimi  hapur për një ose dy javët e ardhshme, sepse kjo do të na sjellë shpejt në një nivel të lartë infektimesh dhe do ta bëjë dy herë më të vështirë për t’i ulur përsëri numrat e rasteve me COVID-19”, është shprehur ai.

Aktualisht Gjermani është në karantinë të pjesshme. Pavarësisht se vaksinimi ka nisur relativisht herët në vend, numri i infektimeve me COVID-19 gjithnjë rritet.

Numri total i infektimeve ka shkuar 2,578,835, ndërkohë që ai i viktimave është 73,959 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Fillimisht Gjermania është konsideruar një ndër vendet evropiane që janë përballur më mirë me pandeminë dhe pasojat e saj socio-ekonomike, por duket sikur vala e dytë ka gjetur këdo të papërgatitur.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës