Gjermania po përballet me mungesa të mëdha të klasës punëtore dhe prandaj kreu i agjencisë kombëtare të punës thotë se vendi ka nevojë për më shumë imigrantë për të mbyllur boshllëqet në fuqinë punëtore dhe plakjen e popullsisë.
”Vendit po i mbarojnë punëtorët e aftë,” tha Detlef Scheele, kreu i Agjencisë Federale të Punësimit (BA) për të përditshmen Sueddeutsche Zeitung.
Kryetari i Agjencisë Federale të Punës tha se numri i punëtorëve potencialë do të ulet me gati 150,000 këtë vit dhe dha alarmanin se situata do të jetë shumë më dramatike në vitet e ardhshme dhe për të mbushur boshllëkun e krijuar vendi ka nevojë për 400 mijë emigrantë çdo vit.
Scheele tha se emigrantët do të ishin zgjidhja kryesore për vendin
“Për mua kjo nuk ka të bëjë me azilin, por me një emigracion të shënjestruar për boshllëqet në këtë treg. Ne kemi nevojë për shumë më tepër emigrant sesa vitet e mëparshme. Nga kujdesi për të moshuarit tek ajri i kondicionuar e punonjësit e logjistikës, do të ketë mungesë të punëtorëve të kualifikuar kudo,”tha ai.
Gjermania ka 83 milionë banorë. Vitin e kaluar, numri i shtetasve të huaj që jetojnë në vend u rrit me rreth 204,000, 1.8% më shumë se vitin e kaluar dhe shkalla më e ulët e rritjes në një dekadë.
.
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
57.9%
-
Investigimet
20.7%
-
Lufta politike
21.4%
Vota total: 2365
Lajme të tjera
-
Gjermania e paralizuar këtë të hënë, greva e sindikatave ‘pushton’ gjithë vendin! Shkak inflacioni i lartë dhe pasojat e pandemisë
27 Mars, 08:54
-
Rritet varësia kronike e fëmijëve nga mediat sociale
27 Mars, 08:11
-
Gjermania mbështetje për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut
25 Mars, 08:05
-
Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, kusht punësimi i individëve që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale
24 Mars, 10:26
-
Shokët e skuadrës që u bënë armiq! Njëri i burgosur në kampet e përqëndrimit, tjetri komandant
23 Mars, 10:00
-
Të rinjtë ikin, po “zëvendësohen” në tregun e punës nga pensionistët
23 Mars, 09:05
-
Për herë të parë pas 26 vitesh, një ministre gjermane viziton Tajvanin! Reagime të ashpra nga Kina
21 Mars, 10:43
-
Frika e sindikatave gjermane nga dumpingu i rrogave
20 Mars, 08:34
-
Scholz nuk sheh rrezik për krizë të re financiare në Evropë
18 Mars, 09:52
-
Olaf Scholz nuk pret krizë të re financiare për Europën
17 Mars, 09:58
-
Eksperti i Evropës Juglindore: Serbia po e shfrytëzon krizën për të fituar kohë! Gjendja në Kosovë është e tensionuar
17 Mars, 07:20
-
Gratë tani mund të notojnë topless në pishinat e Berlinit! Lëvizja pasqyron traditën e vjetër gjermane të lakuriqësisë
12 Mars, 20:19