GJERMANI-Policia gjermane ka ndërmarrë një aksion të gjerë antiterrorizmit në Berlin duke kryer kontrolle në dhjetëra banesa përfshirë edhe bastisjen e një xhamie.
Operacioni është ndërmarrë për të kontrolluar të gjitha gjurmët e lëna nga Anis Amri, autori i sulmit me kamion për Krishtlindje, ku gjetën vdekjen 12 persona.
Rreth 450 oficerë kanë nisur kërkime në 24 zona. Autoritetet gjermane kanë vëzhguar xhaminë, e cila u mbyll javën e kaluar, pasi ata besojnë se ajo frekuentohet nga ekstremistët islamikë.
Amri, 24-vjeçari nga Tunizia, kreu sulmin në një treg Krishlindjesh më 19 dhjetor në Berlin. Katër ditë më pas ai u vra në Italinë e Veriut.
Që prej sulmit qeveria Merkel ka rritur masat e sigurisë, masa të cilat përfshijnë edhe përshpejtimin e procedurave për deportimin e azilkërkuesve dhe minitorimi i personave të dyshuar si ekstremistë.
Redaksia Online
XH.K.E.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com