Gjermani: Numri i vdekjeve prej drogave në nivel rekord

Gjermani: Numri i vdekjeve prej drogave në nivel rekord

Foto ilustruese

Numri i vdekjeve të lidhura me përdorimin e drogave në Gjermani ka arritur një rekord historik: në vitin 2023 u regjistruan 2.227 vdekje të lidhura me konsumin e drogave, njoftoi i Ngarkuari Federal për Drogat, Burkhard Blienert, 1,844 burra dhe 383 gra. Kjo shifër është dymbëdhjetë për qind më e lartë se një vit më parë dhe rreth dy herë më shumë se dhjetë vjet më parë.

Blienert tha se e vlerëson situatën si "shumë të rëndë": "Kam frikë se në realitet duhet të ketë edhe më shumë vdekje të lidhura me konsumin e drogave", sepse ka "shumë pak raporte toksikologjike dhe autopsi".

Sipas tij gjithashtu konstatohet se "gjithnjë e më shumë substanca konsumohen të përziera së bashku, se në treg ka substanca gjithnjë e më të forta dhe se konsumuesit e drogave marrin çdo gjë që gjendet në treg”. Sipas Blienert mosha mesatare e të vdekurve ishte 41 vjeç dhe ajo vazhdon të rritet. Për rreth dy të tretat e rasteve të vdekjeve - 1,479 raste - u konstatua se kishin të bënin me konsumimin e përzier të substancave të ndryshme të paligjshme - 34 për qind më shumë se në vitin 2022.

Përdorimi i heroinës mbetet shkaku më i zakonshëm i vdekjeve

Sipas të dhënave shkaktare për 712 raste vdekjeje ishte heroina duke e bërë këtë drogë substancën më të shpeshtë që shkakton vdekje. Megjithatë vihet re një rënie e lehtë. Nga ana tjetër ka pasur rritje të konsiderueshme - nga 507 në 610 raste vdejkeje - të lidhura me konsumin e kokainës dhe drogës crack.

Një rritje edhe më të konsiderueshme - nga 528 në 654 raste vdekjesh - shënohet prej konsumit të barnat për zëvendësimin e opiateve. Numri i vdekjeve nga përdorimi i metamfetaminës  u rrit gjithashtu ndjeshëm nga 47 në 122 raste.

Sipas Blienert prirja globale është drejt opioideve dhe stimuluesve më të lirë dhe më efektivë, të cilët po hidhen në tregje nga kartele që veprojnë në mbarë botën. Në të njëjtën kohë furnizimi me kokainë në Gjermani dhe Evropë po rritet ndjeshëm. Prandaj është i nevojshëm forcimi i sistemeve të parandalimit, të këshillimit dhe të ndihmës.

Gjithashtu sipas të Ngarkuarit Federal për Drogat nevojiten edhe më shumë qendra për konsumin e kontrolluar të drogave. Aktualisht në Gjermani ka 31 qendra të tilla ku konsumi i drogave është më pak i rrezikshëm, sepse kryhet në kushte të kontrolluara. Megjithatë qendra të tilla nuk ka në të gjitha landet. Europol identifikon bandat më të rrezikshme të Europës./ DW

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror