GJERMANI – Osborne: Reformimi i BE-së është i domosdoshëm


George Osborne dhe Wolfgang Schaeuble
BERLIN, 3 nëntor /ATSH-DPA/ - Ministri britanik i Financave, George Osborne, përdori sot lidhjet e forta ekonomike me Gjermaninë për të bërë një kërkesë për ndryshime drastike mbi anëtarësinë e Britanisë së Madhe në BE.
"Ne duam që Britania e Madhe të qëndrojë në një Bashkim Evropian të reformuar", tha ministri i Financave para një grupi prej rreth 1 200 idustrialësh gjermanë gjatë një eventi në Berlin.
"Por duhet të jetë një Bashkim Evropian që punon më mirë për të gjithë qytetarët e Evropës, dhe për britanikët gjithashtu", tha ai.
Kryeministri David Cameron premtoi të rinegocionte termat e anëtarësisë së Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian para mbajtjes së një referendumi mbi BE-në në fund të vitit 2017, dhe Gjermania ka një rol kryesor në këto negociata si ekonomia më e madhe e BE-së./

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën