Protagonist i aktit të dyshuar është një shtetas shqiptar nga Italia, transmeton albinfo.ch. Ai është arrestuar të hënën me rastin e një bastisjeje të kryer në regjionin Neuëied. Bastisja ishte bërë me një fletarrest të Europolit.
I dyshuari aktualisht po mbahet në arrest në një nga burgjet e landit dhe pas kësaj e pret ekstradimi në Itali, ka njoftuar Prokuroria e Përgjithshme e Koblenzit agjencinë gjermane te lajmeve DPA. Veç shqiptarit, i dyshuari tjetër është një shtetas italian me qëndrim në Gjermani, i cili, pas marrjes në pyetje është lëshuar në liri.
Sipas mediave italiane, grabitësit donin të sulmonin me pushkë automatike transportuesin e blinduar, i cili transporton disa milionë euro. Në bastisjet tjera që ka ndërmarrë policia në Gjermani dhe në Itali, janë arrestuar 15 persona. Banda, pjesë e të cilëve besohet të jenë dy të dyshuarit, ka plaçkitur disa herë makinat që transportojnë paratë, në Itali
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com












