/ATSH-DPA/ - Përleshje pati dje gjatë natës pasi ekstremistët e djathtë në Dortmund demonstruan kundër pritjes së refugjatëve në qytetin perëndimor gjerman, njoftoi sot policia.
Katër persona u arrestuan kur rreth 20 të djathtë dhe 30 kundërshtarë të krahut të majtë u përleshën me njëri-tjetrin dhe policinë.
Tre punonjës policie, një demonstrues dhe një kalimtar u plagosën.
Demonstrata u kërkua nga një parti lokale e krahut të djathtë.
Policia vuri në dukje se demonstrata nuk është lejuar të jetë në afërsi të mjaftueshme për t'u parë apo dëgjuar nga refugjatët që vinin në stacion.
Qindra emigrantë kanë mbërritur në qytet ditët e fundit dhe pritet që më shumë të vijnë.
Situata u acarua kur disa qindra ekstremistë të krahut të majtë, disa prej të cilëve sipas policisë janë të prirur për zënka, u përpoqën të bllokojnë daljen e të djathtëve nga zona.
/Shqiptarja.com