Policia gjermane ka parandaluar një sulm terrorist në Berlin këtë të diel gjatë gjysmëmaratonës sportive. Katër persona janë arrestuar. Ata akuzohen se kishin planifikuar një sulm me thika në gjysmëmaratonën e sotme.
Sipas “Die Ëelt” dhe "Bild", katër të dyshuarit ishin të lidhur me Anis Amrin, azilkërkuesi tunizian që më 2016 vrau 11 persona në një treg duke u futur me kamion. Ndërkohë, një ditë më parë, në qytetin Muenster në Gjermani një person ishte futur me veturën e tij në një turmë njerëzish në ambientet e një restoranti, duke lënë të vdekur tre persona.
Policia gjermane ka shmangur aludimet për sulm terrorist duke raportuar se personi që shkaktoi aksidentin është një shtetas gjerman me probleme mendore.
Komente








