Azilkërkuesit nga të gjitha shtetet e botës që do të shkelin ligjin dhe rregullat në Gjermani, do të dëbohen menjëherë për t’u rikthyer në vendet e origjinës. Deklarata është bërë nga ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, i cili për këtë çështje, do t’i propozojnë parlamentit disa ndryshime në ligje të caktuara.
Ky veprim i shpejtë nga ana e tij, vjen pas një sulmi të javës së shkuar në një qytet gjerman, i shkaktuar nga katër azilkërkues nga Siria, Afganistani dhe Irani të cilët plagosën 12 vetë. Në gjashtë mujorin e parë të vitit që lamë pas, nga Gjermania u dëbuan 12.300 vetë, ndërsa ende nuk ka të dhëna të publikuara se çfarë do të ndodhë këtë vit dhe sa persona e kanë shkelur ligjin.
Sipas ligjeve vendase, azilkërkuesit kanë të drejtë qendrimi atje deri në një përgjigje përfundimtare nga autoritetet, e cila nëse është negative, sjell në largimin e menjëhershëm të personave që u është refuzuar kërkesa. DW raporton se sa u takon përsonave që kryejnë vepra penale, atëherë dënimi varët nga pasojat e veprimit të tyre.
Për shembull, një individ që ka kryer vetëm shkelje ligjore, dhe që në vendin e origjinës rreikohet nga tortura apo vdekja nuk dëbohet. Ndërsa për individet që dënohen me të paktënn dy vjet heqje lirie, atëherë dëbimi i tyre ndodh menjëherë. Për azilkërkuesit që u është refuzuar kërkesa pa justifikim, ata kanë të drejtë që brenda një afati kohor një javë të apelojnë vendimin e tyre.
Disa prej faktorëve që i shpëtojnë azilkërkuesit nga dëbimi, janë sëmundjet që mund të kenë ose kur u mungojnë dokumentët e identifikimit. Këto ndryshyime do të hyjnë në fuqi menjëherë, ndërsa parlamenti i Bundestagut mbështet propozimet e ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer.