Gjermania po përballet me protesta masive të fermerëve, që kanë shkaktuar paralizimin e plotë të qarkullimit. Siç shkruan policia e Mynihut në rrjetin social X, rreth 5,500 traktorë në rrugë, duke bllokuar trafikun.
Shoqata Gjermane e Fermerëve po planifikon një javë protestash që do të kulmojnë me një demonstrim në Berlin më 15 janar.
Në shumë qytete, fermerët kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër shkurtimeve të planifikuara të subvencioneve. Autostrada midis Berlinit dhe Hamburgut do të bllokohet, ndërsa në mërkurën në mbrëmje do të nisë një grevë që do të zgjasë deri mbrëmjen e së premtes.
Fermerët thonë se shkurtimet e planifikuara do të kërcënojnë jetesën e tyre dhe konkurrencën e bujqësisë gjermane dhe kanë paralajmëruar se nga 8 janari ata do të jenë të pranishëm kudo në një mënyrë që vendi nuk e ka përjetuar kurrë më parë.
Protestave pritet t'u bashkohen edhe sektorë të tjerë, si shoqatat e peshkimit dhe disa shoqata të hoteleve dhe restoranteve. Ka dhe paralajmërime që protestave t'u bashkëngjitën edhe shoferët e kamionëve e madje edhe punonjësit në hekurudha, por akoma nuk ka ndonjë vendim konkret.
Autoritetet kanë frikë se protestat mund të keqpërdoren nga qarqet ekstremiste. Transportuesit janë të shqetësuar për tarifat më të larta, ndërsa disa mjekë nga 9 janari mund të vendosin të pezullojnë operacionet në mbështetje të kërkesave për më shumë mbështetje nga shteti.