Gjermani, qytetarët këshillohen
të grumbullojnë rezerva ushqimore

Gjermani, qytetarët këshillohen<br />të grumbullojnë rezerva ushqimore
Duket e çuditshme, por  për herë të parë që prej fundit të luftës së ftohtë, populli gjerman do të këshillohet të grumbullojë rezerva ushqimore dhe uji në rastin se do të ketë një sulm apo katastrofë në vend.

Ishte gazeta gjermane “Frankfurter Algemaine Sontagszeitung”, e cila njoftoi mbi një plan të qeverisë për të këshilluar popullatën për grumbullimin e rezervave ushqimorë.

Ministria e Brendshme, por bën të ditur se një strategji e mbrojtjes civile pritet të diskutohet të mërkurën.

Gazeta i referohet një dokumenti të qeverisë, ku thuhet se çdokush do të ketë nevojë për rezerva ushqimore të mjaftueshme për 10 ditë dhe ujë për 5 ditë.

Gjermania vazhdon të jetë në gjendje alarmi pas sulmeve të fundit. Gazeta njofton se strategjia e mbrojtjes civile ishte hartuar nga një Komision Parlamentar në 2012-n. Masat e propozuar kanë nxitur reagime komike në rrjetet sociale.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës