Ende nuk ka asnjë gjurmë të nënës së zhdukur Nasibe K. 34 vjeç dhe djalit të saj Benit të vogël 3 vjeçar në Gjermani dhe policia gjermane druhet se ish-bashkëshorti ka si synim që pas rrëmbimit t’i kthejë ata në Shqipëri.
Gruaja me origjinë nga Shqipëria dhe djali i saj u rrëmbyen në Meckenheim me urdhër të babait të të miturit Blerim K. (39) raportojnë mediat gjermane. Ndërkohë që hetuesit theksojnë se kemi të bëjmë me një plan të sofistikuar rrëmbimi.
“ Meqenëse burri e dinte që hetuesit shpejt do të dyshonin tek ai dhe do ta identifikonin atë si organizatorin e rrëmbimit, dy ndihmësit rrëmbyen dhe larguan shpejt ish-bashkëshorten dhe të birin.
Gruaja dhe djali u tërhoqën me dhunë në një SUV të bardhë në rrugë pranë shtëpisë ku banonte e ëma me të birin të të enjten në mëngjes. E gjithë skena u pa nga një dëshmitar.
Nëna dhe fëmija i saj teksa qëndronin në stacionin e autobusit përballë shtëpisë së familjes. Papritmas një Audi i bardhë ndaloi para tyre dhe dy persona morën me dhunë gruan dhe fëmijën, duke i tërhequr brenda në automjet. Nëna bërtiti me të madhe për ndihmë dhe pastaj Audi u largua me të dy.
Pavarësisht se po zhvillohet një kërkim në shkallë të gjerë, ende nuk ka asnjë gjurmë të asnjërit prej tyre!
Në policinë e Bonit, një komision hetimor në koordinim të ngushtë me zyrën e prokurorit publik mori përsipër hetimet e mëtejshme dhe koordinimin e masave ndërkombëtare të kërkimit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia
22 Janar, 17:42
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
21 Janar, 10:13
-
Spanjë/ Mafia shqiptare kontrollon kartelin ballkanik të kokainës, Gjykata lë në burg 7 shqiptarët, trafikuan me avionë dhe skafe 1,1 tonë drogë (FOTOT)
20 Janar, 15:43
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vendit tonë i duhen 30 miliardë euro më shumë për mbrojtjen nga viti 2028
18 Janar, 15:13
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
Itali/ Po shkëmbenin 1,1 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarët pranë stacionit të trenit! Tentuan të hidhnin drogën në rrugë dhe të arratiseshin
17 Janar, 20:03
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32