BERLIN, 24 dhjetor /ATSH-AFP/ - Opozita gjermane organizohet kundër lëvizjes antiislamike dhe antirefugjate "Pegida" duke përfshirë politikanë, pronarë dhe qytetarë të thjeshtë që kanë dalë për t'iu kundërvënë valës populiste që po fiton terren dhe duke mbrojtur imigarcionin në emër të moralit dhe ekonomisë.
"Të shohësh se reagojmë me dhembshuri ndaj ankthit, se shumica mes nesh nuk ndjek ata që duan të izolojnë Gjermaninë, kjo është për mua një eksperiencë shumë inkurajuese këtë vit", deklaroi presidenti gjerman Joachim Gauck në fjalimin e tij të Krishtlindjeve duke aluduar për kundërshtimet ndaj lëvizjes "Pegida".
E filluar në tetor në Dresden, kryeqytet i një landi në lindje të Gjermanisë, Saksonia, që ka vetëm 2,2 për qind të popullsisë me origjinë të huaj, "Pegida" (akroniomi gjerman i "Patriotët Evropianë Kundër Islamizimit të Perëndimit) brenda disa javësh ishte në mes të skenës mediatike, duke kaluar nga disa qindra manifestues në 17 500 të hënën.
Kredoja e saj është refuzimi i islamizimit, i xhihadistëve apo i të huajve që refuzojnë të integrohen.
Shënjestrat e saj janë islami, të huajt, media, elita politike, multikulturalizmi që sipas tyre prish kulturën kristiane gjermane./
/G.S/ a.jor.










