Një makinë me targa franceze kishte ngecur në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, ndërsa protestuesit po sulmonin ashpër efektivët e policisë.

Fillimisht disa prej protestuesve e mbuluan makinën me flamurin kombëtar. Por shumë shpejt, i harruan aktet patriotike dhe iu kthyen akteve guerile.

Makina, e cila ndodhej përballë piramidës, u mor zvarrë nga protestuesit me maska dhe iu vu flaka.

Pamjet me dron të Report TV tregojnë momentin kur flakët shkrumbojnë totalisht makinën, ndërsa protestuesit vijojnë sulmet me fishekzjarrë në drejtim të efektivëve.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Akte vandale te Kryeministria/ Protestuesit i vënë flakën mjetit me targa franceze, 'breshëri' molotovësh, fishekzjarresh dhe gurësh efektivëve, merr flakë makina ujë hedhëse