Gjermani rritje e theksuar e Covid-19/ Merkel: Bën thirrje për reduktim të kontakteve

Gjermani rritje e theksuar e Covid-19/ Merkel:  Bën thirrje për reduktim të kontakteve

Kancelarja gjermane Angela Merkel me anë të një video mesazhi, apeloi sërish tek qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet personale për të ulur valën e pandemisë, pas rritjes së madhe të rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit.

"Nuk jemi të pafuqishëm ndaj virusit, sjellja jonë vendos se sa i fortë është ai dhe sa shpejt përhapet. Kërkesa e momentit është për të gjithë ne: reduktoni kontaktet. Takoni sa më pak njerëz", tha kancelarja gjermane sot.

Mesazhi i Merkel, erdhi sot pasi në vend për të dytën ditë rradhazi janë raportuar më shumë se 11.000 raste të reja infektimesh. Që nga nisja e pandemisë, kjo është java e parë që numëron mbi 10.000 raste të reja brenda 24 orëve, ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 10000. 

Autoritetet thonë se rritja e rasteve reflektohet në numrin e shtrimeve në spital në landin më të populluar të Gjermanisë, Vestfalisë (NRË). Sipas  të dhënave rreth 1420 pacientë me koronavirus janë aktualisht të shtruar në spital, krahasuar me 320 një muaj më parë.

 Por a është e nevojshme një mbyllje e dytë?

Duke marrë në konsideratë numrat në rritje, ekspertët mjekësor shprehen se nëse numri i infektimeve nga Covid-19, tejkalon 20 000 atëherë do të ketë rikthim të kufizimeve.

"Atëherë nuk do të ishte më e mundur për autoritetet shëndetësore që të gjurmojnë dhe të ndërpresin zinxhirët e infeksionit. Atëherë ne mund të jemi gati për një mbyllje të dytë sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ngadalësuar virusin," i tha të përditshmes ‘Rheinische Post' Frank Ulrich Montgomery, kryetari i Shoqatës Botërore të Mjekësisë.

Montgomery i tha gazetës, se çdo vaksinë e mundshme kundër Covid-19 nuk do ta zgjidhë situatën brenda një kohë të shkurtër pasi do të dyuhen deri në tre vjet për të vaksinuar të gjithë popullsinë.”

Ndihma e qeverisë vijon

Në një kohë që pandemia vazhdon të shkaktojë  kriza ekonomik, qeveria gjermane është zotuar të vijojë me ndihmat financiare për biznesin deri në 2021. Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier premtoi, se ndihma për industrinë e turizmit të goditur rëndë do të vazhdojë brenda rregullave të Komisionit Evropian. Qeveria ka zgjatur gjithashtu skemën e saj të subvencionimit të pagave "me kohë të shkurtuar pune" deri në fund të 2021, që do të thotë se do të vazhdojë me zgjedhjet e planifikuara kombëtare të vitit të ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë