BERLIN- Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, kërkoi në një intervistë të publikuar sot për një të drejtë të vetos së Brukselit mbi buxhetet kombëtare që bien ndesh me rregullat evropiane.
"Komisioneri për Çështjet Ekonomike duhet të pajiset me të drejtën e vetos mbi buxhetet që shkelin kriteret e stabilitetit evropian", argumentoi ministri, në një intervistë për të përditshmen "Focus".
Krerët evropianë mund të bien dakort mbi një të drejtë të tillë vetoje që në mbledhjen e ardhshme në dhjetor, sipas ministrit, "ky do të jetë një sinjal i fortë që tregon se duam t'i respektojmë angazhimet tona të përbashkëta".
"Kjo nuk pengon kopetencën kombëtare mbi buxhetin. Parlamentet në vendet e prekura mund të vendosin nëse do të kursejnë në shpenzime, rrisin taksat apo ngritjen e reformave të tjera", shpjegoi sërish ministri.
"Ne duhet të tregojmë se duam të shkojmë më larg, drejt një bashkimi bankar", vazhdoi Schauble.
Këto propozime vijnë ne mes të debatit në evropë mbi projektbuxhetin e vitit 2015 të Francës, që parashikon një deficit publik shumë më të lartë se sa niveli limit evropian.
Javën e fundit, komisioneri evropian i Ekonomisë Informatike, gjermani, Gunther Oettinger, kritikoi fuqishëm rrëshqitjet buxhetore të Francës, duke i kërkuar Brukselit ta trajtojë me seriozitet këtë çështje./ATSh/