GJERMANI-Autoritetet gjermane kanë deklaruar se numri i personave të përfshirë në skenën e terrorizmit Islamik është rritur ndjeshëm.

“Për momentin numërojmë rreth 1.600 persona potencialisht të përfshirë në skenën e terrorizmit islamik”,  ka deklaruar drejtori i shërbimeve sekrete të brendshme, Hans Georg Maassen në kongresin e policisë evropiane të mbajtur në Berlin.

Në fund të vitit 2016 në Gjermani numëroheshin vetëm 1,200 persona që kishin lidhje me terrorizmin islamik, prej të cilëve vetëm 570-të konsideroheshin të rrezikshëm.

Gjatë vitit të kaluar, pas sulmit terroristë që ndodhin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 48-të të tjerë, kancelaria Angela Merkel, deklaroi se tashmë lufta ndaj terrorizmit islamik, ishte një nga prioritetet e saj parësore.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com