Gjermani: Shtrëngimi i rregullave të qëndrimit

Gjermani: Shtrëngimi i rregullave të qëndrimit

Bastisjet dhe dëbimet

A duhet të deportohen kriminelët e rëndë dhe njerëzit e rrezikshëm në vende që konsiderohen të pasigurta, si Afganistani apo Siria? Një sulm fatal me thikë nga një 25-vjeçar afgan në Mannheim dhe vrasja e një polici në detyrë ka ndezur një debat të madh mbi këtë çështje.

Dinamika në diskutim u soll nga deklarata e kancelarit federal gjermanOlaf Scholz: "Kriminelët e tillë duhet të deportohen - edhe nëse vijnë nga Siria dhe Afganistani. Kriminelët e rëndë dhe ata që përbëjnë një kërcënim terrorist nuk kanë çfarë të kërkojnë këtu", tha politikani i SPD-së.

Kreu i opozitës, presidenti i CDU-së, Friedrich Merz, kërkoi masa konkrete. Kohët e fundit në tetorin e kaluar, kancelari po fliste për dëbime masive - shumë pak ka ndodhur që atëherë, tha ai. Fjalët e Scholzit janë "formulim i shëndoshë", komentoi Merz gjatë një paraqitjeje në transmetuesin publik ZDF dhe kërkoi: "Tani veprimet duhet të pasojnë".

Ministrja e Brendshme kërkon të shtrëngojë të drejtën e qëndrimit

Ndonëse kancelari nuk shpjegoi detaje për zbatimin e kërkesës së tij, kolegia e tij partiake nga SPD, ministrja federale e Brendshme Nancy Faeser, shpjegon se prej kohësh janë konsideruar mundësi shtesë për dëbimin e këtyre personave: Pyetja është se si mund të arrijmë që ata që kanë kryer krime këtu dhe që konsiderohen më tej si kërcënim për sigurinë, të largohen nga vendi. Unë do të paraqes së shpejti një propozim për të shtrënguar ligjin e qëndrimit në Gjermani për persona të tillë.

Është planifikuar të futet në fuqi ligji kundër glorifikimit të terrorizmit si një arsye shtesë për dëbimin e personave të tillë. Pra personat që flasin mirë dhe mbështesin terrorizmin në të ardhmen do të dëboheshin më shpejtë. Por Faeser gjithashtu thekson se dëbimet, për shembull në Afganistan, në përgjithësi nuk janë lehtë të realizueshme për shkak të gjendjes së sigurisë atje.

"Po zgjat kaq shumë, sepse ne nuk mund t'i largojmë ata drejt në vendet e originës dhe t'i lëmë atje këta njerëz”, tha ministrja e Brendshme.

"Talebanët duan të përfitojnë nga dëbimet"

Që kur talebanët rimorën pushtetin në Kabul në verën e vitit 2021, një ndalim për dëbimin e afganëve ka qenë në fuqi në Gjermani. Asnjë vend nuk mban marrëdhënie diplomatike me Afganistanin.

Megjithëse talebanët treguan në një postim në rrjetet sociale se janë të hapur për bashkëpunim me Gjermaninë, ka një problem, shpjegon Sebastian Fischer, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme: "Talebanët duan të përfitojnë nga këto dëbime dhe të njihen si pushtet legal atje, pra të kenë njohje ndërkombëtare nga këto vende."

Negociatat e nevojshme me vendet fqinje

Bashkëpunimi me regjimin taleban, i cili nuk respekton të drejtat themelore të njeriut dhe nën të cilin vuajnë veçanërisht gratë dhe fëmijët, do të ishte një gabim i madh, paralajmëron edhe komisionerja e qeverisë federale për të Drejtat e Njeriut, Luise Amtsberg nga Partia e Gjelbër. Është ndoshta ky shkaku pse qeveria federale po shqyrton deportimin përmes një devijimi nëpër vendet fqinje, si Pakistani apo Uzbekistani. Negociatat për këtë, besohet se nuk do të jenë të lehta.

Ministrja e Brendshme dëshiron të parandalojë keqkuptimet e mundshme në lidhje me dëbimet: "Nuk bëhet fjalë për dëbimin e personave që janë dënuar tani, ata duhet të kryejnë dënimin fillimisht”, thotë Faeser. Diskutimi rreth deportimeve - duke përfshirë edhe ato  në Afganistan - po vazhdon.

Megjithatë, një zbatim i shpejtë i dëbimeve të tilla nga Gjermania vështirë se mund të pritet./DW

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg