Gjermani/ Situatë e rënduar në aeroporte, sindikatat kërkojnë rritje rroge, të premten grevë nga punonjësit

Gjermani/ Situatë e rënduar në aeroporte, sindikatat kërkojnë rritje rroge, të premten grevë nga punonjësit

Pamje nga greva e punonjësve në Gjermani

Sindikatat në Gjermani kanë paralajmëruar se do të mbahet nje grevë ditën e premtë . Aeroportet do 'paralizohen' përfshirë më të madhin në Frankfurt, kështu kanë njoftuar sindikatat deri sa t'i rritet rroga.

Sindikatat e vendit janë duke zhvilluar negociata të vazhdueshme në mënyrë që pagat e punonjësve të rriten për të gjithë ata që punojnë në shërbime publike. Në të njëjtën kohë, po vazhdojnë negociatat për pagat e pjesës tjetër të stafit, si dhe të të punësuarve në kontrollin e fluturimeve.

Shërbimi Fraport, i cili menaxhon aeroportin më të madh të Gjermanisë, atë në Frankfurt ka këshilluar gjithashtu udhëtarët që mos rezervojnë fluturime në atë ditë për shkak të grevës.

"Për shkak të grevës janë pezulluar të gjitha detyrat që mundësojnë qarkullimin ajror të qetë”, thuhet në njoftimin për media.

Vonesa specifike ose anulimi i fluturimeve është çështje e linjës ajrore. Me sa duket, ata do të kontaktojnë pasagjerët të mërkurën ose të enjten.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni