GJERMANI - Olaf Scholz është nominuar zyrtarisht si kandidat për kancelar i Partisë Social Demokrate (SPD) për zgjedhjet gjermane, të cilat do të zhvillohen më 23 shkurt.
Gjatë konferencës së SPD-së në Berlin, shumica e delegatëve votuan në favor të Scholz, duke e mbështetur atë përmes një votimi të hapur.
Në fjalimin e tij, Scholz paralajmëroi për rreziqet që do të sjellë marrja e pushtetit nga CDU/CSU dhe kritikoi shkurtimet e taksave të premtuara nga kjo parti, të cilat, sipas tij, do të favorizojnë milionerët dhe miliarderët, ndërkohë që qytetarët e zakonshëm do të përballen me pasiguri në fushat e kujdesit shëndetësor dhe pensioneve.
Ai theksoi gjithashtu se situata e çrregullt në botë kërkon një qeveri me maturi dhe përvojë.
Pavarësisht kritikave nga krahu rinor i SPD-së, Scholz u emërua unanimisht kandidat për kancelar nga bordi ekzekutiv federal i SPD-së në fund të nëntorit.