Gjermani/ Sondazhet paraprake: Social-Demokratët me epërsi të lehtë ndaj së djathtës ekstreme në zgjedhjet e shtetit të Brandenburgut

Gjermani/ Sondazhet paraprake: Social-Demokratët me epërsi të lehtë ndaj së djathtës ekstreme në zgjedhjet e shtetit të Brandenburgut

Tubim në Gjermani kundër AfD

Partia Social-Demokrate (SPD) e kancelarit gjerman Olaf Scholz duket se ka një epërsi të lehtë ndaj së djathtës ekstreme në zgjedhjet e së dielës në shtetin e Brandenburgut, tregojnë anketimet paraprake.

Para votimeve, sondazhet gjatë gjithë fushatës tregonin se Social-Demokratët qëndronin pas Alternativës për Gjermaninë (AfD).

SPD, e cila ka qeverisur shtetin pranë kryeqytetit Berlin që nga ribashkimi në vitin 1990, mori 31.8% të votave, ndërsa AfD e ekstremit të djathtë, 29.2%, sipas një sondazhi me votuesit pasi dolën nga qendrat e votimit të kryer nga televizioni ZDF.

Fitorja e SPD-së mund të zbusë të paktën për momentin dyshimet brenda partisë për rikandidimin e zotit Scholz për zgjedhjet federale të planifikuara për shtatorin e ardhshëm, duke pasur parasysh rënien e popullaritetit të tij me votuesit.

Megjithatë fitorja nuk ka gjasa të të forcojë ndjeshëm pozitat e tij ose të partisë, duke pasur parasysh se kryeministri aktual i SPD-së në Brandenburg, Dietmar Woidke, ishte distancuar nga Kancelari Scholz gjatë fushatës dhe kishte kritikuar politikat e qeverisë federale.

Tre të katërtat e atyre që votuan për SPD-në nuk e bënë një gjë të tillë bazuar në bindjet për të, por për të shmangur fitoren e AfD-së, sipas një ankete të televizionit ARD.

Pjesëmarrja në votime u rrit në 73% nga 61% pesë vjet më parë, sipas ZDF-së. SPD ka një mbështetje prej vetëm 15% në nivel kombëtar, nga 25.7% që shënoi në zgjedhjet federale të vitit 2021. Ajo qëndron prapa AfD-së me rreth 20% dhe konservatorëve të opozitës me 32%. Të tre partitë në koalicionin me parti me prirje të ndryshme të zotit Scholz, të marra së bashku, gëzojnë aktualisht në sondazhe rreth 30% mbështetje, më pak se konservatorët të vetëm.

Koalicioni është kritikuar ashpër për mosmarrëveshjet e vazhdueshme dhe për trajtimin e imigracionit.

Në Lindjen që dikur ishte pjesë e bllokut komunist, shumë votues janë gjithashtu kritikë ndaj furnizimin me armë të Ukrainës në luftëm kundër agresionit rus./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!