Gjermani,Steinmeier kandidati i
preferuar si president i ardhshëm

Gjermani,Steinmeier kandidati i<br />preferuar si president i ardhshëm
Frank-WalterSteinmeier mund të jetë presidenti i ardhshëm i Gjermanisë. Është ky akordi që ka arritur koalicioni i partive qeverisëse.

Lajmi është konfirmuar nga gazeta gjermane Bild.

Ministri aktual i punëve të jashtme Steinmeier,60 vjec do të jetë kandidati i përbashkët i propozuar nga CDU, CSU dhe SPD. Në 12 shkurt të 2017 Steinmeier pritet të zëvendësojë presidentin aktual Joachim Gauck.

 E nga ana tjetër Gjermania do të ketë nevojë për një ministër të jashtëm me eksperiencë në një kohë kur ka një rritje të tensioneve në arenën ndërkombëtare, zgjedhja e Trump president, Brexit, kërcënimi nga Rusia dhe problemet e Europës Lindore.

Lideri i social demokratëve Sigmar Gabriel u shpreh se është ende herët për të folur për një pauses të Steinmeier. Ndonëse mediat kanë nisur të flasin se kandidat i mundshëm është Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz.

Ky i fundit ka kritikuar Turqinë  lidhur me çështjen për të drejtat e njeriut si dhe për të patur një linjë të fortë drejt Britanisë pas referendumit Brexit, dalja e Mbretërisë nga unioni. Po ashtu  këtë javë ai ka shpresuar se do të ketë një bashkëpunim racional  me SHBA pas zgjedhjes së Trump president të cilin e vlerësoi si një problem për të gjithë botën.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe