BERLIN - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier deklaroi sot se shpresonte arritjen e një armëpushimi afatgjatë në Ukrainë, para takimit për krizën me homologët rusë, ukrainas dhe francez.
"Diskutimet e kësaj tryeze të rrumbullakët do të përqendrohen në një plan në mbështetje të një armëpushimi afatgjatë dhe në kontrollin efektiv të kufijve të vendit ", theksoi Steinmeier, cituar në një komunikatë të ministrisë.
"Ne kemi nevojë urgjente për një shtysë të re politike, ndryshe ne do të përballemi me rrezikun e qëndrimit në vend, izolimit dhe një përshkallëzimi tjetër të tensioneve", shtoi ministri social demokrat.
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier do të presë sot Serguei Lavrov, Pavlo Klimkine dhe Laurent Fabius, respektivisht shefa të diplomacisë ruse, ukrainase dhe franceze, në Berlin.
Ky takim për krizën do të zhvillohet pas rritjes të tensioneve në Ukrainë.
Qeveria e Kievit konfirmoi dy ditë më parë se ushtria kishte shkatërruar pjesërisht një autokolonë të autoblindave rusë në territorin ukrainas, një informacion i përgënjeshtruar menjëherë nga Moska.
Këto ditët e fundit, separatistët prorusë në lindje të vendit konfirmuan gjithashtu se kishin marrë autoblinda dhe përforcime me ushtarë të trajnuar në Rusi, në një video në Youtube.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko kërkuan përveç të tjerave që Vladimir Putin të pozicionohet përballë këtyre informacioneve. Ata kërkuan gjithashtu ndërprerjen e livrimeve të armëve ruse në Ukrainë./ATSH/.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com